Shqiptarët vazhdojnë të renditen ndër popujt me pijedashës në Europë, kur vete Europa kryeson në rang botëror statistikat e këtij fenomeni. Ekspertët thonë se në Shqipëri, shifrat e personave që konsumojnë alkool kanë ardhur në rritje.
?Ka një rritje të nivelit të alkoolpirësve edhe në vendin tonë. Konsumojnë më tepër burrat se gratë. 19 % e popullsisë përdorin alkool tej normave. Dhe nga këta 1.5 % janë të varur nga alkooli. Konsumi më i madh i pijeve alkoolike shënohet në birra?, tha Roland Shuperka, specialist i ISHP.
Dhjetori shënon edhe sasinë më të madhe të konsumimit të alkoolit, për shkak te festave. Por ekspertët thonë të bëhet kujdes.
?Alkooli jep kalori, kaloria jep mbipeshë. Ky është efekti negativ. Në rastet që personat janë drejtues automjetesh, ose janë në shërbime, nuk duhet të konsumojnë alkool.?
Sipas ekspertëve të shëndetësisë botërore, konsumimi i alkoolit mbi normat e lejuara, është shkaktare e më shumë se 200 sëmundjeve, mes të cilave edhe dëmtimi i mëlçisë dhe kancerit.
Të dhënat e fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë kanë nxjerrë në çdo ditë 800 persona vdesin në Europë nga përdorimi i tepërt i alkoolit, ndërsa e konsiderojnë atë shkaktar të 10,8 % të vdekjeve.
Tv Klan